MENU
klinika

Habit George Clooney me deklaratën

“Nuk dua që Amal të shohë këtë film timin”

12.10.2021 - 10:40

Bashkëshortja e aktorit, George Clooney, Amal ka treguar së fundmi se cilin film të aktorit nuk mund të shohë.

Në një intervistë për “Variety”, Amal ka zbuluar se George nuk e lejon që të shohë filmin e tij “Batman & Robin”. Kjo gjë u pohua dhe nga aktori i cili u shpreh se e ka shtuar atë në ‘listën e ndaluar’ të filmave për përfitimin e gruas së tij.

“Ka disa filma që unë thjesht nuk i lejoj kategorikisht. Unë dua që gruaja ime të ketë njëfarë respekti për mua”, rrëfeu ai.

Mesa duket George nuk e pëlqen filmin apo interpretimin e tij në këtë film.

Clooney dhe Amal u takuan për herë të parë në vitin 2013. Një vit më pas çifti u martua, ndërsa më 6 qershor 2017, ata u bënë prindër të dy binjakëve, vajzës Ella dhe djalit Alexander.

George do të riluajë një film me Brad Pitt-in. Aktorët e njohur, të cilët në të kaluarën kanë luajtur bashkë në plot shtatë filma, po planifikojnë të rikthehen sërish në ekran të madh në projektin e ardhshëm të regjiyorit, Jon Watts.

Clooney-t pritet që në fund të këtij vitit t’i dalë projekti, “The Tender Bar”, ku ai është regjizori, e rolin protagonist e luan aktori, Ben Aflleck.

Në fund të vitit 2022, publiku mund ta shoh ribashkimin e George Clooneyt me Julia Roberts, në komedinë e re romantike me titull, “Ticket to Paradise”.