Edmond Panariti, drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta thotë se kriza energjitike që ka prekur tregjet botërore nuk lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë. Ky reagim i tij vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Rama dje, i cili u shpreh se pritet të ketë një rritje të çmimit të energjisë.
“Shqipëria prodhon energji elektrike hidro në mbi 90 përqind të kapaciteteteve të saj. Kjo është forma më e lirë e prodhimit të energjisë elektrike. Në fakt kjo energji ka si kosto prodhimi vetëm kostot operacionale dhe administrative të centraleve, prandaj është dhe 50 % e më shumë më e lirë se burimet e tjera.
Prodhohet me 1 cent për këh dhe shitet te konsumatori me 10.Pra ke në dispozicion 9 cent për këh për të mbuluar kostot e shpërndarjes, humbjeve dhe investimeve në rrjet dhe për të futur para sa të duash në buxhet”, shkruan ndër të tjera Edmond Panariti.
Shënimi i plotë:
Jo rritje të energjisë elektrike për shqiptarët
Sepse ajo te ne nuk varet nga bursa botërore e hidrokarbureve!
Ajo prodhohet thuajse tërësisht me ujë natyror të riclikueshëm !
Pra nuk ka pse të ndikohet drejtpërdrejt nga tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve
Shqipëria prodhon energji elektrike hidro në mbi 90 përqind të kapaciteteteve të saj.
Kjo është forma më e lirë e prodhimit të energjisë elektrike.
Në fakt kjo energji ka si kosto prodhimi vetëm kostot operacionale dhe administrative të centraleve, prandaj është dhe 50 % e më shumë më e lirë se burimet e tjera.
Prodhohet me 1 cent për këh dhe shitet te konsumatori me 10.
Pra ke në dispozicion 9 cent për këh për të mbuluar kostot e shpërndarjes, humbjeve dhe investimeve në rrjet dhe për të futur para sa të duash në buxhet.
Disbalancat e prodhimit stinor nga thatësira, janë tërësisht të menaxhueshne me kontrata të kujdesëshme shitblerje dhe plane rregullatore.
Prandaj nuk mund tja faturosh në mënyrë spekulative popullit, krizat energjitike të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me ty.
Sepse kjo do të rritë koston e jetës edhe më shumë në vendin më të varfër të kontinentit.