MENU
klinika

Rikthehet ankthi

Paralajmërimi i fundit për tërmetin tmerron grekët

13.10.2021 - 09:16

Kreta u trondit mesditën e djeshme nga një tërmet me magnitudë 6.3 Rihter, që shkaktoi dëme të shumta materiale, por fatmirësisht asnjë person të lënduar, veç panikut duke bërë që shumë qytetarë ta kalonin natën jashtë.

Paralajmërimi për një cunam pas tërmetit, i bëri banorët edhe më të shqetësuar duke i larguar nga zonat bregdetare. Por ankthi vazhdon.

Sizmologët paralajmërojnë për lëkundje të tjera të forta, të cilat mund të arrijnë edhe në 5.5 Rihter, por siguruan se tërmeti i së martës ishte kryesori.

Drejtori i Institutit Gjeodinamik të Athinës, Akis Tselentis theksoi se “bazuar në historinë e zonës, duket në një përqindje shumë të madhe që ne po flasim për tërmetin kryesor, por mund të kemi të tjera goditje të mëdha“.

Përveç kësaj, Tselentis theksoi se ekziston një probabilitet i lartë i pasgoditjeve të forta. “Një tërmet me magnitudë 6.3 mund të japë teorikisht lëkundje të tjera deri në 5.3-5.2 Rihter. Po presim 10-12 orë për të parë evolucionin e fenomenit” deklaroi ai.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi