MENU
klinika

Kthjellime dhe ulje e lehtë e temperaturave

Parashikimi i motit për sot

02.10.2021 - 07:59

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë. Here pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin POR me te theksuara vranësirat PARAQITEN në zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, POR do të pësojnë rritje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor – Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës prej disa ditësh mbizotërohet kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU vranësirat kalimtare më të theksuara do të jenë në orët e mësditës. Ndërsa paraditja dhe mbrëmja pritet të jenë kryesishtë në dikimin e motit të kthjellët

Maqedonia e Veriut

MV parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, KU herë pas here vranësirat do të bëhen më të dukshme gjatë orëve të mesditës. Ndërsa kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin e MV në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe brigjet Veriperëndimore të kontinentit do të jenë në ndikimin e një sistemi të dendur vranësirash, i cili do të gjeneroj reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa Europa Jugore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Po_ashtu Europa Lindore MBETET pa reshje POR me vranësira të shumta.