MENU
klinika

Marrëdhënia Semi-Donald

Pas gjithë zhurmës në rrjet, flet Bora Zemani

18.10.2021 - 07:32

Që në nisje të “Big Brother VIP”, afrimiteti i pazakontë i këngëtares, Semi Jaupaj me Donald Veshaj, ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, Bora Zemanit, iu ka rënë në sy të gjithëve. Madje përflitet për një lidhje të mundshme mes tyre, edhe në rrjet, por edhe brenda shtëpisë, ku kanë, ku kanë lindur dyshime, duke e konsideruar si “tradhti” të Semit ndaj Borës.

Mirëpo, vetë moderatorja, nuk kishte reaguar… deri sot!

Pas shumë aludimeve e thashethemeve ajo ka vendosur të flasë, në një regaim të gjatë në Instastory lidhur me këtë “trekëndësh”.

Bora shkruan se i duhet t’i përgjigjet absurditetit që po ndodh, dhe se ndonëse është përpjekur të qëndrojë indiferente, e sheh emrin e saj çdo ditë në lajme, thashetheme e të folura pa takt.

“Më duhet t’i pergjigjem absurditetit që po ndodh! Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë, me lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16 vjeç dhe pa dashur kurrë të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marrë me llafe. Në fakt kam dashur ta meritoj vëmendjen vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale.”

Sa i përket afrimitetit të Donaldit dhe Semit, moderatorja shkruan se kjo eksperiencë nuk i takon asaj, por atyre të dyve. Megjithatë, ajo shkruan se nuk ka dyshuar në asnjë moment se shoqja e saj mund të ketë pëlqim për aktorin, për të cilin thotë se gëzon respekt, dhe për hir të kësaj, nuk do të krijonin situata të tilla.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata jane të lirë të sillen e ta shfrytezojnë si e të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje! Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shume se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohesh nuk jemi bashkë unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njeri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla. E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin! Kaq!”

Moderatorja përfundon duke kërkuar të mos ekzagjerohet, e aq më tepër të shpifet lidhur me këtë temë, e lodhur nga titujt në media për këtë situatë.