MENU
klinika

Zgjedhjet e 25 prillit

PD çon në Kuvend nismën: Të ngrihet Komision i Posaçëm për rekomandimet e ODIHR

27.10.2021 - 16:34

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. 10 deputetë demokratë që Komisioni të ngrihet dhe të trajtojë rekomandimet e ODIHR dhe ato të zgjedhjeve të tjera të patrajtuara.

Kërkesat e PD të depozituara në Kuvend:

1. Ngritjen e një Komisioni të Posacëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore.

2. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjeve, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.

3. Anëtaësia e Komisionit formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare, me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës.

4. Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.