MENU
klinika

Nga Mero Baze

Për gjithë ata që mendonin se “po përdornin Berishën, kundër Bashës”

08.10.2021 - 20:58

Deri më sot shumica e demokratëve që shikoj në takimet e Berishës, përveç atyre që kanë probleme mendore, kanë si arsyetim që duhet përdorur Sali Berisha që të heqim Lulzim Bashën. E kanë këtë si arsyetim dembelësh, si qejfmbetje me Bashën, si njerëz të pakënaqur nga pozita që kanë në PD etj.

Sot Sali Berisha shpalli ambicien e tij për të udhëhequr opozitën, praktikisht për të marrë kreun e saj. Ai tha se që ditën që SHBA më futi në listë të zezë mendova rikthimin.

Nga pikëpamja formale ky është një zhvillim pozitiv, pasi problem real I kësaj opozite është që Berisha e jep me qira PD, dhe pastaj ankohet për qiraxhiun që nuk I ka dhënë aq lek sa priste.

Tani problem është me ata që mendonin s epo përdorin Berishën kundër Bashës. Ata tani janë pjesa më e përdorur e PD nga Berishës, jo për të hequr Bashën por për të bërë Berishën kryetar.

Nuk jam I sigurt nëse Berisha do të bëhet kryetar I PD, apo një partie të re, por e rëndësishme është që ai do të bëhet kryetar, I një partie antiamerikane, e cila do të jetë e dënuar që të mos ngrejë kurrë kokë.

Partia e Berishës, cilado qoftë sigla e saj, përfshi dhe siglën e vjetër të PD, është një furrë druri që djeg secilin që hyn brenda . SHBA e ka shënjestrën tek Sali Berisha dhe kjo nuk ndryshon. Kudo që të shkoj do ndëshkohet.

Çdo figurë publike që aspiron karrierë politike në Shqipëri që shfaqet në krah të Berishës, tanimë që ia ka dhe ambicien të bëhet kryetar, është një figurë e djegur politike.

Sali Berisha prej sot nuk e ka më betejën “për demokratizimin e PD”, por betejën e tij reale, për të kapur peng një parti, që të luftoj me SHBA.

Të gjithë ata që mendonin se po përdornin Berishën tani duhet ta dinë se Berisha jo vetëm I përdori por dhe po I keqpërdor për t’u mbyllur të ardhmen politike.

Dhe kjo duket edhe nga kontuzioni për betejën ligjore që kërkon të bëj me Bashën. Në fillim foli për referendum për ta hequr Bashën. Pastaj foli për mbledhje Kuvendi Kombëtar. Tani flet për ndryshim statuti që të lejohet referendum. Në fakt dita ditës më ngjan me një kryetar parti në vitet 90, që kishte punuar në “Kinostudio” por I duheshin firma për një parti. Shkoi tek dera e “Kinostudios” dhe u thoshte të gjithëve “Firmosni se do të rrisim rrogat”. Dhe pasi firmosën përfunduan të gjithë themelues të partisë së tij, por pa punë dhe pa rroga se ai iku.

Dhe Berisha kështu po I gënjen ata që mendojnë se po përdorin Berishën për të hequr Lulin. Po i fut ne një list kamikazesh që të vdesin për hallin e tij.