MENU
klinika

Dalin shifrat e para

Përfundon rregjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

01.10.2021 - 10:08

Përfundon procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut! Kreu i Shërbimit Statistikor Kombëtar të Maqedonisë Veriore, Apostol Simovski deklaroi se 1,832,696 banorë janë regjistruar si banorë në vend, ndërsa 204,805 të tjerë janë “shënuar” si diasporë.

Simovski tha se regjistrimi i popullsisë ishte një sukses i plotë, duke vënë në dukje se numri i personave që refuzuan të bashkëpunonin për nevojat e regjistrimit ishte i ulët.

“Regjistrimi u krye me sukses absolut. Vendi ka vërtetuar se ka aftësinë për të kryer një operacion kaq të vështirë statistikor. Regjistruesit vizituan të gjitha shtëpitë, pothuajse të gjithë qytetarët morën pjesë në proces,“– shtoi ai.

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë pritet të shpallen deri në mars 2022, ndërkohë që ende nuk ka një rezultat të saktë lidhur me numrin e shqiptarëve që kanë kryer procedurat.

Regjistrimi filloi më 5 shtator dhe u mbyll mbrëmjen e së enjtes (30 shtator).

Ky ishte regjistrimi i parë në vend pas gati 20 vitesh. Regjistrimin e fundit, Maqedonia e Veriut e ka bërë në vitin 2002 dhe bazuar në të dhënat zyrtare, vendi numëron afër 2 milionë banorë, prej tyre rreth 25% e popullsisë është shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria nuk ka plotësuar 5 nga 6 kushtet për negociatat"

Ambasadorët e BE-së aprovojnë draft- konkluzionet për zgjerimin

Deklarata e ambasadores amerikane në Shkup

“Presim hapjen e bisedimeve me BE-në!”

"Mos harroni gjakun shqiptar të nënës dhe babit"

Rama apel shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut