MENU
klinika

Cili ishte shkaku?

Përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë nga sot, Transporti Publik me njoftim

18.10.2021 - 10:11

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik me një deklaratë për median kanë bërë me dije se nga sot do të ketë një përgjysmim të flotës së urbanëve në Tiranë.

Në njoftim thuhet se ky veprim vjen si shkak i mos-marrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë.

Ndër të tjera thuhet se nga pafuqia ekonomike si dhe rritja e çmimit të naftës janë të detyruar që të vijojnë me gjysmën e kapacitetit, deri kur të ketë një zgjidhje për kërkesat e tyre.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar,

Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori.

Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse.