12.10.2021 - 21:09
Është një mbrëmje historike për Kombëtaren shqiptare dhe tifozët kuqezi i janë përgjigjur në mënyrën më të bukur. Momenti i himnit dhe më pas futja në fushë e skuadrave të Shqipërisë dhe Polonisë ka sjellë një atmosferë elektrizuese në “Air Albania Stadium”.
Tifozëria kuqezi ka shpërthyer në brohoritje dhe më pas në kore atdhetare… dhe një koreografi e bukur në tribunën pas njërës portës, ku janë vendosur Tifozat Kuq e Zi, me të shkruar “Përjetësisht”.
Pastaj një minutë heshtje në nderim të komentatorit Kosta Grillo, që u nda nga jeta para pak ditësh. Ndeshja është e luftuar dhe Shqipëria pati një rast të artë me Roshin…
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Lëvizje të detyruara për trajnerin