Kryeministri Edi Rama gjeti një orë të së dielës për të dhënë alarmin se kriza energjitike që ka pushtuar Evropën, po troket në Shqipëri. Faktet alarmuese më të cilat ai vizatoi shumë vende të Evropës që kanë hyrë në këtë krizë, natyrisht janë një paralajmërim për t’u mësuar me idenë se në muajt e ardhshëm do të përballemi me këtë krizë dhe me çmimin e rritur të saj
Por krahasimi I krizës energjitike me dy fatkeqësitë e tjera pandeminë dhe tërmetin, nuk janë aq të goditura. Tërmetet janë fatkeqësi natyrore që as nuk I parashikon dot, as I shmang dot. Ndaj tyre mund të mbrohesh vetëm me ndërtime cilësore me standarte rigoroze shkencore dhe me një performancë të lart të emergjencave civile kur ndodhin.
Pandemia po ashtu. Ajo vjen pavarësisht masave që ti merr pasi jeton në një botë të hapur dhe duhet të përballesh me fatkeqësitë e saj duke forcuar sistemin shëndetësor dhe duke rritur ndërhyrjen e shtetit në përballimin e këtij problem nga ana financiare.
Kriza energjitike nuk është krizë humanitare. Ajo nuk vjen papritur dhe as rikuperohet duke bërë sikur punon.
Shqipëria ka një sistem energjitik, të varur kryesisht nga burimet ujore, të cilave u janë shtuar dhe HEC e vegjël, të cilët pavarësisht ndihmesës që japin kanë çoroditur skemën e menaxhimit dhe thithjes së tyre në sistem.
Qeveria duhet të përpiqet ta përdor krizën energjitike jo thjeshtë për të rritur çmimin, por për të krijuar një treg të diversifikuar të energjisë dhe jo shumë të varur nga tregu botëror.
Shqipëria është një treg I vogël energjetik në raport me rajonin me mundësi të mëdha për tu vetëfurnizuar nëse investimet orientohen në energjitikë.
Një vend me mbi 300 ditë diell dhe me disa rajone me energji Ere, të pakrahasueshme me rajonin, duhet të liberalizoj politikat e investimit në fushën e energjisë drejt asaj të Diellit dhe Erës. Licensat për parqet fotovoltaike dhe eolike kanë vite që ngecin për shkak të korrupsionit dhe klientelizmit. Sapo jepen, anulohen, pastaj dalin probleme arbitrazhi e kështu me rradhë. Duket qartë që është një treg I mbyllur klientësh dhe histori korrupsioni.
Rritja e çmimit të energjisë, mund të jetë një shans I mirë që qeveria të orientoi shumë biznese të mëdha apo individë që kanë fuqi investuese në tregun e energjisë. Jo të gjithë duhet të vrapojnë të bëjnë rezorte turistike buzë detit apo pallate në mes të Tiranës. Tregu I energjisë I liberalizuar me çmimin e tregut, mund të jetë një garanci për shumë investitorë që të kthejnë sytë nga parqet fotovoltaike dhe ato të erës.
Aftësia e qeverisë është të përshtas sistemin e thithjes së energjisë dhe mënyrën e pagesës në mënyrë automatike, me qëllim që tregu të funksionojë. Çdo qytetarë shqiptar në shumicën e territorit të vendit, duhet të inkurajohet të investojë ato pak lek që ka në panele diellore në çatitë e shtëpive dhe qeveria ti njoh prodhimin përmes sahateve me dy drejtime, duke dhënë energji gjatë ditës dhe duke marrë gjatë natës. Investitorët kryesorë në vend duhet të orientohen nga prodhimi I energjisë diellore dhe asaj të erës. Vende të mëdha si Gjermania me shumë herë më pak Diell se ne, e kanë këtë praktikë për shumë vitesh.
Çdo ndërtim I ri në Shqipëri duhet të shtrëngohet të ketë standard të forta të kursimit të energjisë, ndërsa e drejta e një qytetari të thjesht për të investuar në burime alternative energjitike nuk duhet të jetë më një ëndërr që fle në sirtarin e Ministrit, apo institucioneve që merren me kalvarin e lejeve që nuk jepen kurrë. Çdo kush që do të ndërtoj çatinë me panele diellore apo të shfrytëzoj erën qoftë dhe në kushte minimaliste, duhet të integrohet në rrjetin energjetik, duke u kthyer nga konsumatorë në kontributor. Vetëm kjo siguron një rrjet kapilar interaktiv te energjisë ne gjithë vendin.
Rritja e çmimit të energjisë është një masë e dhimbshme, por shpesh krizat duhet përdorur për stade të reja zhvillimi. Një çmim më I rritur I energjisë elektrike, është një garanci për një liberalizim të tregut të energjisë, dhe një ndërveprim mes investitorëve të mëdhenj strategjik siç janë HEC e mëdha përfshi dhe Skavicën , TEC si ai I Vlorës që nuk mbaron kurrë, dhe qindra mijra qytetarëve privat që duan të vet-sigurojnë energjinë e tyre me mjete rrethanore.
Kjo është e vetmja detyrë e qeverisë në këtë krizë. Ajo duhet të ndërtoj një rrjet të thithjes së energjisë kudo që prodhohet dhe një liri që të prodhohet nga kushdo. Qeveria mund të marr përsipër “shokun” e parë të rritjes së çmimit të energjisë, deri në normalizim të tregut, por nuk duhet ta trajtoj këtë krizë, si një rast të ri që duket si ‘bamirëse” me qytetaret” që nuk kanë të paguajnë. Aq më pak opozita nuk duhet te hyj në garë se kush ua jep pa lek qytetarëve energjinë, pasi është një populizëm që do të na lërë pa energji dhe do të shkatërroj vendin. Energjia tani nuk na le thjesht pa ndriçim. Ajo hedh në ere turizmin, bujqësinë, industrinë, pra çdo fushe te ekonomisë. Qeveria ka detyrë të zhvilloj tregun e energjisë dhe jo të maskojë dështimin e këtij tregu duke u kthyer në bamirëse të tij. Kriza energjitike nuk I ngjan as tërmetit as pandemisë. Ajo mund te jete kriza e tret ne radhe, por eshte një krize e vërtet, dhe nuk ngjan me dy të parat, pasi është krizë e zhvillimit dhe përballohet me një nivel të ri të zhvillimit të tregut të energjisë dhe jo me garanci shtetërore.