MENU
klinika

Nën hetim katër të tjerë

Policia aksion në Kukës e Tropojë, arrestohen dy të rinjtë

04.10.2021 - 12:01

Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuar janë shtetasit A. Ç., 1 vjeç, banues në Kukës, pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë kapjen e shtetasit në kërkim A. Ç., 21 vjeç, banues në Kukës. Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

 

Shtetasi A. Ç. iu dorëzua DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasi F. N., 35 vjeç, banues në Bajram Curri. Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
—-

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit: H. H., 62 vjeç, P. K., 42 vjeç, G. H., 36 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetet e tyre taksi, shtetas të huaj pa dokumente identifikimi, të cilëve nuk iu kishin faturë taksimetri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.