MENU
klinika

Po ekzekutohen 20 masa sigurie

Policia e Shtetit operacion antidrogë me urdhër të SPAK

20.10.2021 - 09:21

Policia e Shtetit me urdhër të SPAK po zhvillon një operacion antidrogë. Panorama.al mëson se po ekzekutohen 20 masa sigurie personale të miratuara nga Gjykata.

Aksioni i urdhëruar nga SPAK po zhvillohet në Lezhë dhe vjen pas vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për goditjen e parcelave me kanabis. Policia e ka nisur aksionin pas mesnatës së kaluar, ku ka goditur një grup kriminal që kultivonte dhe trafikonte hashash.

Ky aksion është në zhvillim dhe në orët në vijim pritet një informacion më i detajuar.