MENU
klinika

Lajm i tmerrshëm për ne

Presidenti serb: Më 6 nëntor do të ketë aksion të ri në veri të Kosovës

26.10.2021 - 22:28

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar serbët se në bazë të informatave që ka, Qeveria Kosovës gjatë nëntorit do të marrë aksione të tjera në veri, e të cilat sipas tij do të ishin katastrofike.

Mediet në Serbi raportojnë se Vuçiç pas takimit me kryeparlamentarin Ivica Daçiç, është shprehur se kjo do të ishte katastrofë për serbët.

Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka përmendur datën 6 Nëntor kur qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit. Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e energjisë elektrike për veriun.

Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”, është shprehur Vuçiç.