Vendimi i Princit Harry dhe gruas së tij, Meghan Markle për të hequr dorë nga rolet mbretërore dhe për t’u zhvendosur në Amerikë shkaktoi shumë mosmarrëveshje me familjen. Por edhe për shkak të pandemisë, për më shumë se një vit nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në Britani, përveç funeralit të Princit Philip.
Por pavarësisht tensioneve që kanë pasur gjatë kësaj kohe, situata shihet më e qetë mes tyre. Sipas ekspertes Katie Nicholl, Harry dhe Markle bashkë me dy fëmijët e tyre të vegjël, do të kthehen në Britani në muajt e ardhshëm duke lënë pas keqkuptimet.
“Do të jetë thelbësore për të lehtësuar tensionin familjar. Mbretëresha Elizabeth gjithashtu do të ishte e lumtur, është ajo që dëshiron.”, shpjegoi ekspertja mbretërore. Prandaj nuk është për t’u habitur që ky ribashkim mund të ndodhë në Krishtlindjet e ardhshme.
Sipas thashethemeve, ata po planifikojnë të kthehen në Angli midis dhjetorit dhe janarit. Krishtlindjet janë një festë me të cilën mbretërit janë shumë të lidhur, dhe pasi anashkaluan festimet tradicionale vitin e kaluar për shkak të pandemisë, anëtarët e familjes tani janë gati të ribashkohen.