MENU
klinika

"Ja pistat e mundshme"

Profesori i Kriminologjisë komenton vdekjen e rusëve

20.10.2021 - 09:20

Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço, shprehet se njëra prej pistave të mundshme mund të jetë edhe vrasje për shkak të “background”-it të ish-gjeneralit, ndërsa më tej shton se vendi nga ata vinin, Rusia, është kampion për laboratorët e gjeneratës së pestë të vektorëve, ku kryhen studime dhe eksperimentime që janë të ndaluara me konventë.

I ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open”, në “Top Channel”, profesori thotë se, pa dashur të çojë në teori konspirative, një pistë tjetër e mundshme mund të jetë kjo, përdorimi i vektorëve të padetektueshëm.

“Këta vektorë çojnë në vdekje të ngadalshme dhe nuk është nevoja as t’i konsumosh, mjafton një prekje dhe ky vektor bën veprimin në trupin e njeriut, duke shkaktuar vdekjen”, thotë Karamuço.

Ai tha se vetëm dje kishte mësuar se një prej viktimave, konkretisht 60- vjeçari Sergei Burenkov, ishte një profil kaq i lartë.

“Është vënë re gjatë këtyre viteve që vdekjet e shtetasve rusë në territore të tjera kanë qenë luftëra dhe konflikte, që ndër vite janë persekutuar dhe vrarë. Sa herë bëhet fjalë për rusë, ne kemi një vigjilencë më të lartë. Rusia është kampion i laboratorëve për gjeneratën e pestë të vektorëve, që studiohen dhe eksperimentohen, por janë të ndaluar me konventë. Shpikjet e tyre janë gjeniale. Shkencës i janë dashur disa vite për të zbuluar disa prej vrasjeve më gjeniale. Fakti që ka pasur prani të forcave të Antiterrorit, më bën të dyshoj se është duke u ndjekur nga ana e këtyre institucioneve. Pista është vrasje për shkak të ‘background’-it që ka pasur njëri prej personave, s’mund të them që është shtetërore. Në rast se laboratorët tanë nuk do të rrinë të gjejnë spektrin e shkakut, nuk e bën as gazi, as alkooli, mund ta bëj te personat në moshë madhore, por jo njësoj te të katërt. Mund të jenë përdorur vektorë të padetektueshëm! Duhet që të dihet edhe pse ishin këta persona në Ohër”, u shpreh Karamuço gjatë emisionit.

Më tej, ai shtoi se një tjetër pistë mund të jetë edhe rrjedhja e gazit dhe sipas tij duhet të jetë i gjithë hoteli një vendngjarje e jo vetëm bodrumi. Sipas tij, po të ngrihen pistat duhet të hetosh për të gjitha me radhë, me të gjithë itinerarin që kanë kryer.

“Këto vektorë kanë vdekje të ngadalshme. Ngjarja mund të ketë ndodhur diku tjetër, ose në Librazhd ose diku tjetër. Duhet parë kampioni i ushqimit që kanë konsumuar në Ohër. Disa prej këtyre vektorëve që janë shumë të frikshëm, po të ketë qenë profil aq i lartë dhe të krahasojmë me ngjarjet e tjera të ndodhura, ku një person me profil të përafërt me këtë që u vra, mund të dalim te përdorimi i disa preparateve që me laboratorin tonë nuk mund të identifikohen. Nuk është nevoja as t’i pish as t’i konsumosh, ai bën një veprim me lëkurën dhe nuk shkakton vdekjen e menjëhershme”, u shpreh profesori.

-800-0-6166fee07a9e9
Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin