MENU
klinika

Helmimi i 370 qytetarëve nga uji i pijshëm

Prokuroria nis hetimet. Çfarë dyshohet?

26.10.2021 - 13:24

Prokuroria ka nisur hetimet pas shtimit jo të zakontë të rasteve me helmim në spitalin e Krujës.

Nga dita e dielë dhe deri më sot rreth 370 qytetarë janë paraqitur pranë spitalit për të kërkuar ndihmë pasi kanë pasur shenja helmimi. Mësohet se organi i akuzës po heton për ‘ndotje e ajrit e ujërave’.

“News24” raporton se në qytet ka 2 depozita uji te pijshëm, të cilat dyshohet se janë përzier me kanalizimet e ujërave të zeza. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se nëse do të ketë raste të shtuara janë marr masat që në dispozicion për trajtimin e pacientëve të vendoset një pavion i caktuar në Spitalin Rajonal të Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fluks pacientësh të helmuar nga uji

Gjendje alarmante gjatë natës në spitalin e Krujës