MENU
klinika

Nga Mero Baze

Propzime për (mos)ndryshime kushtetuese

24.10.2021 - 21:21

Nisma e Lulzim Bashës për ndryshime kushtetuese, prek tri çështje të rëndësishme, vetingun e Politikanëve, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe reformën territoriale. Dy nga këto çështje janë pasoja të bojkotit të Lulzim Bashës ndaj jetës parlamentare dhe kompleksit për të bashkepunuar me qeverinë për Reformën territoriale, duke la lënë “sovranitetin” e opozitës në dorë Shëptim Idrizit.

E treta vetingu I politikanëve, është një temë me shumë interes. Një nga sukseset politike të Bashës në tetë vite mbetet ligji I dekriminalizimit të politikës, që është një lloj vetingu për politikën, në një shkallë të caktuar. Por të gjithë jemi të vetëdijshëm se pavarësisht se ligji vendos boll pengesa për integrimin e krimit të organizuar në politik, kur ia shkoi në parlament, u modifikua aq shumë që të mos u binte ndesh politikaneve aktual, sa u bë gati qesharake, që ligji në fund nuk prekte asnjë deputet, por merrej me ata që tentonin të hynin në politikë.

Vetingu I politikës, që është një hap përpara këtij ligji, nuk duhet të pësoj këtë fat. AI duhet të bëhet kal beteje nga Lulzim Basha, duke e pasur të qartë në kokë idenë se çfarë duhet të realizojë me të. Kur ai u angazhua për ligjin e dekriminalizimit e kishte të qartë problemin, pasi u ndesh me të në parlament, dhe në zgjedhje. E vërteta është se shumë figure atë inkriminuara po depërtonin në politik përmes Kuvendit apo bashkive. Ligji e frenoi ndjeshëm këtë fenomen.

Tani nëse dhe për Vetingun Lulzim Basha do të jetë I qart se çfarë synon të arrij patjetër që do të ketë sukses. Por këmbëngulja tek detaje të tilla që “politikanët ti hetoje SPAK”, apo shtimi në këtë listë dhe I zyrtareve të tjerë të lartë si Guvernatori I Bankës apo Kryetari I KLSh etj, kanë nevojë për qartësi, nëse do të bëjmë veting për politikanë që zgjidhen, për zyrtarë të lartë, apo për gjithkënd që hyn në administratë të shtetit apo politikë.

Kështu si po bëhen propozimet, duket sikur më shumë bëhen që Basha të detyroj Berishën dhe Ramën të deklarohen njësoj, se sa që të bëhet ligji. I kompleksuar nga akuzat e Berishës se “Basha është peng I Ramës” ai tani duket më I preokupuar të nxjerr Berishën bashkëpunëtor me Ramën se sa të bëj kal beteje ligjin për vetingun. Raca e Berishës dhe Ramës si politikan nuk është se kompleksohen kollaj. Berisha ka bërë Pazar dhe kompromis me çdo kryeministër socialist, me Fatos Nano, me ilir Metën me Pandeli Majkon dhe Edi Ramën. Sa herë I është dashur, është ulur ka mbyllur pazarin dhe ka vazhduar punë. Askush si ai nuk ka bërë kaq shumë marreveshje dhe pazare në politikën shqiptare ndaj me atë lodhesh kot ta akuzosh se bën pazare me Ramën.

Edi Rama po ashtu. Ai nuk ka asnjë kompleks nga të bërit marrëveshje me kundërshtarin. E ka bërë këtë me Berishën e ka bërë më pas dhe me Bashën.

Kjo vjen nga fakti se kur liderët kanë shumë mbështetje në partinë e tyre, as që vrasin mendjen për opinionin publik kur hyjnë në marrëveshje me kundërshtarët, pasi e përballojnë debatin Brenda partisë. Ndaj Basha lodhet kot kur keqpërdor një nismë kaq shumë të rëndësishme si Vetingu I politikës për të kompletuar Berishën dhe Ramën si bashkëpunëtorë me njëri tjetrin. Kjo vetëm sa tregon se ai nuk ka fuqi të përballoj një debat brenda partisë nëse ulet e negocion me Ramën, për reformën kushtetuese që propozon.

Këtë kompleks duhet ta heq, pasi Berisha e Rama nuk mërziten pse ai I akuzon për bashkëpunim me njëri tjetrin. Ai mund ta thotë përditë që Rama dhe Berisha janë aleatë, bile mund të shtoj aty dhe Doshin e të tjerë siç ka qejf ai. Nga kjo retorikë ata nuk mërziten. Më shumë do të mërziteshin po të bëhej Vetingu. Ndaj nëse Basha e ka seriozisht duhet të përqendrohet tek Vetigun jo tek shpikja e dyshes Rama Berisha, se ajo tregon më shumë komplekset e tij ndaj bashkëpunimit se sa ndonjë realitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Mero Baze

Për Hitlerin tonë!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin