“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Pse kanë shpesh infeksione pacientët me sëmundje të veshkave?
Mjeku: Njerëzit me semundje kronike te veshkave (CKD) kanë 3-4 herë më shumë gjasa të kene infeksione serioze sesa popullata e përgjithshme . Për ata që janë në dializë, rreziku i vdekshmërisë nga sepsis rritet deri në 50 herë për pacientët me CKD dhe deri në 20 herë për marrësit e transplantit të veshkave krahasuar me popullatën e përgjithshme . Infeksionet më të zakonshme të përshkruara janë infeksionet ne qarkullimin e gjakut, lëkurës, organeve të brendshme dhe nga intrumentarizimet .
Infeksionet e lidhura me instrumentarizimet përbëjnë grupin e vetëm më të madh të infeksioneve serioze në popullatën renale dhe përfshijnë infeksionet në vendin e daljes / traktit tunel dhe baktereeminë që ndërlikon kateteret e hemodializës dhe peritonitin që ndërlikon kateterët e dializës peritoneale . Infeksionet e kateterit të hemodializës ndodhin me një normë prej 1-10 / 1000 ditësh të kateterit dhe infeksionet e kateterit peritoneal në një episod /ne shtatë deri në 200 paciente ne muaj . Infeksioni i instrumentarizimet mund të ndodhë në shumë mënyra, duke përfshirë inokulimin e florës së lëkurës në kohën e futjes dhe invadimit lokal të baktereve përmes vendit të daljes në lëkurë ose nga kontaminimi gjatë trajtimit të kateterit, për shembull, kur fusni nje kateter për dializë . Infeksioni përfaqëson një barrë serioze të shëndetit publik se ka nje kosto te larte per trajtimin e tij.
Pacientët me CKD janë në rrezik të rritur të infeksionit për shkak të një kombinimi të imunitetit të ulur të shoqëruar nga uraemia, sëmundjes bashkëjetuese (veçanërisht diabet mellitus), hipoalbuminemisë, anemisë, mbingarkesës së hekurit, uraemisë dhe kequshqyerjes . Këta faktorë nga ana tjetër shkaktojnë dëmtime të fagocitozës së neutrofileve dhe përpunimin e antigjenit nga limfocitet . Vetë dializa rrit rrezikun e infeksionit, ashtu si imunosupresioni qe ndodh në transplantimin e veshkave . Të gjithë këta faktorë rreziku ndodhin në një popullatë që kërkon aplikim të shpeshtë të kujdesit shëndetësor, gjë që fatkeqësisht i ekspozon më tej ndaj patogjenëve bakterialë.
Mikrobiologjia e infeksionit në CKD varet sipas vendit te infeksionit . Në përgjithësi, organizmat gram pozitivë si Stafilokoku janë më të përhapurit, veçanërisht për infeksionet e lidhura me instrumentarizimet . Për shembull, peritoniti i lidhur me DP shkaktohet nga infeksioni bakterial Gram pozitiv në rreth gjysmën e rasteve (53.4%), dhe me më pak raste për shkak të organizmave Gram-negativë (23.6%) . Në mënyrë të ngjashme, një meta-analizë e kohëve të fundit e 1596 pacientëve me bakteremi të lidhur me kateterin e hemodializës zbuloi se Staphylococcus aureus ishte përgjegjës për 25.9% të rasteve, Staphylococcus epidermidis për 23.4% dhe shtamet Gram-negative për 22% .
Shfaqja e organizmave multirezistantë në popullatën e CKD është shqetësuese dhe në rritje. Rasti i parë i VRE (enterokoket reziztente ndaj vankomicines) ndodhi në një pacient me dializë , ka të ngjarë si rezultat i përdorimit të shpeshtë dhe të përhapur të antibiotikëve në këtë popullatë . Barra e madhe e infeksioneve, ka krijuar një nevojë urgjente për të gjetur mjete alternative për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve në pacientët me CKD përveç përdorimit të antibiotikëve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.