MENU
klinika

Rusia thirrje BE-së

Pse po politizohet kriza e gazit në Evropë?

09.10.2021 - 08:21

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pranoi varësinë aktuale të Evropës nga eksportet e gazit rus, të cilat përbëjnë 35% të tregut në BE, por theksoi se “ne gjithashtu varemi shumë nga ata që blejnë këtë gaz“. Lavrov tha se veprimet e Komisionit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me tubacionin “Nord Stream” ishin një nga arsyet e krizës aktuale të gazit në Evropë dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë.

Ministri i Jashtëm rus ka vlerësuar se për vite me radhë ka përkeqësim të marrëdhënieve midis Moskës dhe Brukselit duke veçuar të vetmin moment pozitiv në marrëdhëniet me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron për të mbajtur një samit Rusi-BE, i cili përfundimisht u pengua nga “absurditeti” i disa vendeve të BE-së, të cilat e konsideruan një samit të tillë “pothuajse një dhuratë për Federata Ruse” tha ai.

Duke lëvizur në të njëjtën drejtim, Dmitry Peshkov, zëdhënës i presidentit rus, tha “Autoriteti rus në marrëdhëniet me Brukselin është mjaft i thjeshtë: ne jemi të interesuar t’i ngremë këto marrëdhënie … ne besojmë se kemi shumë çështje të diskutimit të ndërsjellë” përkundër faktit se, sipas tij, BE përdor “formalitete bipolare, të cilat njëkohësisht bëhen arsye për ndalimin dhe zhvillimin e dialogut me Rusinë. Ne duam të ringjallim marrëdhëniet tona me Brukselin, ne jemi të interesuar për këtë” tha Peshkov

Do tentojë t’i japë zgjidhje krizës politike

Kush është François Bayrou, kryeministri i Francës?

Një paralajmërim tronditës vjen nga amerikanët

Ukraina kërcënohet me disfatën më të rëndë ushtarake

Të gjithë sytë nga Siria, Irani hedh akuza të rënda

Analiza: Kush e planifikoi rënien e Asadit