MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse shkaktohet diarrea?

08.10.2021 - 07:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse shkaktohet diarrea?

Mjeku:Diarrea është kalimi i shpeshte i feçes së butë apo të lëngshme. Bëhet fjalë për një kuadër klinik që zakonisht nuk zgjat gjatë dhe përmirësohet vetë. Shumë shpesh shkaktohet nga një infeksion intestinal nga virus apo bakter.

Megjithatë mund të jetë dhe pasojë e një regjimi ushqimor të pasur me sheqer, alergji ushqimore si celiakia, intoleranca ndaj laktozës apo probleme të tjera të zorrëve si sëmundjet inflamatore.

Bashkë me diarrenë për 3-5 ditë, personi mund të ketë dhimbje barku. Ndonjëherë shfaqen dhe simptoma si temperaturë, humbje oreksi dhe dehidratim.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim