Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat prezanton planin per mbrojtjen nga kriza energjitike.
Rama shprehet se qeveria krijuar një mburojë për pensionistët dhe për shtresat në nevojë.
Sipas tij, vetëm qeveritë e këqija rritin paga dhe pensione pa marrë parasysh pasojat që mund të vijnë.
“Qeveritë e këqija rrisin paga e pensione pa i marrë parasysh pasojat që sjell një rritje pa u bazuar në fakte, por vetëm në dëshirë dhe politikë.
Të rritësh paga e pensione përtej aftësisë paguese do të thotë të qeverisësh me ndërgjegjen e Sudes.
Ne nuk i futëm të tërë në një thes dhe me vendim qeverie krijuam një mburojë për ata që ishin realisht në nevojë dhe prej 2015 ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, që do të thotë se ata e marrin nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike.”, tha Rama.