MENU
klinika

Të tjera raste helmimi në Krujë

Qytetarët sërish drejt spitalit

27.10.2021 - 09:41

Situata e helmimeve në Krujë vijon të jetë shqetësuese edhe ditën e sotme. Pranë spitalit të Krujës edhe sot kanë nisur të paraqiten për shërbim mjekësor banorë të cilëve iu janë shfaqur shenja helmimi. Fluksi duket se ka rënë, krahasuar me dy ditët e para, megjithatë qytetarët vijojnë të kenë simptoma. Ndërkaq nga mjekët e spitalit mungon informacioni për numrin e personave që janë paraqitur për këtë shqetësim.

Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv të banorëve në Krujës. Kjo ishte deklarata e bërë nga Ujësjellësi i Krujës dhe ku tha se nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Kryesisht amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.

Gjithsesi ky rast mbetet për t’u verifikuar pasi analizat periodike të kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Një ditë pas helmimit masiv në Krujë, banorët kanë nisur të blejnë ujin për konsum, për shkak të dyshimeve se helmimi është shkaktuar nga uji i pijshëm. Shenjat kryesore të qytetarëve që kanë pasur probleme kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh dje se të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë e Shëndetësisë janë në gatishmëri dhe po kryejnë hetimet në të gjitha pistat e mundshme. Brenda 72 orëve pritet të dalë edhe përgjigja e analizave për ujin që kanë konsumuar banorët. Deri më tani janë kryer të gjitha analizat në burime. I gjithë qyteti i Krujës furnizohet nga dy burime të cilat ndahen në 6 depo. Sakaq u shpreh se nëse do të ketë raste të shtuara janë marr masat që në dispozicion për trajtimin e pacientëve të vendoset një pavion i caktuar në Spitalin Rajonal të Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Helmimi i 370 qytetarëve nga uji i pijshëm

Prokuroria nis hetimet. Çfarë dyshohet?


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin