MENU
klinika

“Ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet”

Rama ‘dush të ftohtë’ kryebashkiakëve për situatën e Ujësjellsave

29.10.2021 - 12:57

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me të gjithë kryebashkiakët në vend ka shpallur Bashkinë e Vlorës si një nga kampionet për humbjet në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve.

“Po marr kampionen, bashkinë e Vlorës 78.9 % humbje. Ça domethënë kjo? Një kompani e falimentuar si piramidë që vazhdon merr para nga shteti, dhe si lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe jo një mall që mund të trajtohet si cdo mall tjetër”.

Rama ka vënë theksin dhe tek numri i punonjësve që kanë këto ndërmarrje, që tha se janë përtej cdo standarti dhe norme.

“Si mund të vazhdojë kjo histori? Si mundet që numri i punonjësve të ujësjellsave është sa një armatë e një shteti 10 herë më të madh se Shqipëria?”.

Rama zbuloi se shuma që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të transformimit të sektort të ujit është mbi 1 miliardë euro.

“Të jemi saktë fare, është 1 miliardë e afro 200 milionë euro”.

Këtu Rama iu drejtua me 3 pyetje të gjithë kryebashkiakëve:

“Kam tre pyetje për ju gjithë si kryetarë bashkish.
A jeni në dijeni të performancës së ujësjellës kanalizimeve në bashkinë tuaj të shërbimit që ndërmarrjet ofrojnë për qytetarët?
A i keni parë ndonjëherë vetë raportet që pastaj ia jepni këtu si vetëdeklarime për performancën me të dhënat për furnizimet, numrin e punonjësve krahasuar me standartet, që është përtej cdo lloj logjike jo standarti?
Sa fonde keni alokuar nga buxheti i bashkisë për furnizimin me ujë?
Këto janë pyetje retoriket të gjitha se faktet flasin vetë”, tha Rama.

“Fakti i fundit që ishte si pika që ka përmysur cdo kupë është fakti që ne rrisim investimet ju rrisni humbjet dhe pastaj janë qytetarët që me të drejtë ankohen.
Kjo gropë që i është hapur mu në zemër këtij shteti nga keqadministrimi i ujit për 30 vjet që nuk mbyllet dot menjëherë por në nivelin e administrimit të pushtetit vendor spo jep shenja që ka tendencë që të zgjerohet”, tha Rama.