MENU
klinika

Tematika

Rama mbledh nesër Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë do të diskutohet

14.10.2021 - 19:37

Ditën e nesërme në orën 08:00 Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë e saj.

Burime për media bëjnë me dije se kryeministri Rama e ka thirrur Kryesinë për të analizuar situatën e deritanishme në parti dhe vendimet që do të merren në të ardhmen.

Kryesia do të miratojë vendimet që janë propozuar në Asamblenë e mbajtur nga Partia Socialiste pas fitimit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në mbledhjen e Kryesisë do të miratohen vendimet të cilat u propozuan në Asamblenë Socialiste të pak kohë më parë, duke filluar nga ngritja e komisionit për analizën zgjedhore, tek zgjedhja e strukturave të reja në parti dhe fushata e anëtarësimeve të reja.