02.10.2021 - 10:09
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim në rrjetet sociale, ku shihet aksi i rikonstruktuar, Dardhë-Arrëz-Nikolicë.
Përmes një video, Rama thekson se kjo i shërben edhe turizmit.
MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES
dhe me pamjen piktoreske të aksit Dardhë-Arrëz-Nikolicë, që i shërben jo vetëm banorëve po edhe zgjimit turistik në të katër stinët e vitit të një prej zonave më të magjishme të Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë