MENU
klinika

“Shumica e bashkive janë në shkelje të ligjit”

Rama paralajmëron reformim ujësjellësve, porosit kryebashkiakët!

29.10.2021 - 13:26

Pas rastit të helmimit në Krujë nga uji i pijshëm, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me tone kritike kryetarëve të bashkive të vendit për menaxhimin e këtij sektori.

Kreu i qeverisë gjatë një mbledhje publike me kryetarët e bashkive u thotë se pjesa dërrmuese e tyre janë në shkelje të ligjit përsa i përket menaxhimit të ndërmarrjes së ujësjellësve.

Rama shprehet se shumë prej kryebashkiakët fajësojnë qeverinë për problematikat që hasin apo mungesën e fondeve, ndaj qeveria do i marrë përsipër këto përgjegjësi.

Kryeministri paralajmëroi një reformim në punësimet e ndërmarrjeve të ujësjellësit, dhe u lë detyrë kryebashkiakëve që të marrin masa vetë për situatë.

“Dhe ne kemi përgjegjësi që nuk e shmangim dot dhe nuk e delegojmë dot më duke ju thënë qytetarëve që ujësjellësin e ka Bashkia. Ata kërkojnë shërbimin, nuk duan të dinë kush e ka. Jo vetëm që në aspektin e përgjegjësive ligjore, pjesa dërrmuese e bashkive janë në shkelje të ligjit. Përgjegjësinë e delegojnë tek qeveria. Ne do e marrim këtë përgjegjësi dhe bashkarisht do ta ndryshojmë kursin duke ju lutur donatorëve që të përfshihen në këtë proces. Me ndihmën e tyre do të bëjmë një skanim të burimeve njerëzore të ujësjellësave.

Çfarë profile dhe kapacitetesh kanë ndërmarrjet e ujësjellësit. Sa janë në profilin e tyre punonjësit e ujësjellësave. Të merrni masat vetë përpara se këto pasqyra të tregojnë gjëra që do mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare. Me këtë tabelë që është këtu të para të humbjeve duke filluar nga Vlora dhe duke shkuar më poshtë, ju e dini vetë se çfarë bëni. Por aty përgjegjësia duhet të jetë e drejtëpërdrejtë, nga drejtuesit deri tek menaxherët. Duhet të jetë e menjëhershme.

Rekrutimet për drejtuesit nuk duhet të bëhen më. Do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë për të bërë rekrutimet serioze. Këto nuk janë mall i huaj të cilit prej 30 vitesh i bie me top duke shpërdoruar mandatin e dhënë nga qytetarët. Këto janë ndërmarrje dhe do funksionojnë sit ë tilla. Nuk janë zyra punësimi që nuk duan të punojnë dhe të marrin një rrogë dhe nuk janë fare në Shqipëri.

Rama e quan abuzimin në administratat vendore si një kancer që përpin buxhetin e shtetit. Ai ngarkon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të ndërhyrë dhe për të bërë ndryshime në sistemin e administrimit për ndërmarrjet e ujësjellësve.

“Fjalët të gjitha janë thënë është koha për të vepruar. Natyrisht që siç folëm për mbetjet, dhe në këtë drejtim, qeveria nuk do rri në pozitën e financuesit të këtyre shërbimeve por do përfshihet në këto shërbime. Nuk do lejojmë që paratë e popullit të abuzohen në këtë farë feje të qeverisjes ekstreme të këtij sektori. Më të mirët janë në pozitë shumë të disfavorshëm me shuifrat. Është një problem administrimi dhe keqqeverisje. Është kronike e shumë viteve, ne nuk mund ta pranojmë të tillë. Është një tendencë e një kanceri agresiv që përpin nga shteti të ardhura marramendëse. Rezulton si një ofendim i madh për familjet që paguajnë.

Në radhë të parë për pensionistët, është një ofendim shumë i madh. Ata që nuk paguajnë ankohen se nuk ka bukë, ndërkohë ata që ishin më ke ekonomikisht i paguanin faturat. Këtu abuzimet më të mëdha i bëjnë bizneset, hotelet. Abuzimin më të madh e bëjnë ata që kanë më shumë. Se nuk i vjen ujësjellësave e keqja nga familjet në nevojë. Nuk dua të zgjatem por dua të them që kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit. Ministria e Energjisë dhe infrastrukturës duhet të ndërhyjë menjëherë duke ndërtuar një proces ndërveprimi me partnerët dhe me ju, kryetarët e bashkive për të riorganizuar të gjithë sistemin me themel.

Cilido që nuk do të kuptojë që një ujësjellës nuk mbulon as pagat dhe sigurimet shoqërore dhe mban me borxhe lista të tëra punonjësish është pasqyra e papërgjegjshmërisë. Pse nuk diskutohet që as Korça dhe Pogradeci. Këtu jemi në kushtet që po kërkojmë të ndalim këtë hemoragji dhe të ndërpritet ky film që vazhdon i pandërprerë. Me kosto për shtetin dhe qytetarët. 1 mld euro investime, qeveria shqiptare bashkë me partnerët. Si mund të shkojë uji 24 orë nëse humbjet në rrjet nga vjedhjet dhe mosarkëtimet shkojnë sin ë Vlorë, gati 80%.Është teorikisht e pamundur” – tha Rama.