Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë të posaçme për shtyp në lidhje me krizën energjetike që pritet të përjetojë vendi dhe rajoni përmes të cilës prezantoi planin e qeverisë për të gjithë shtresat e qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të ketë në fokus të gjithë qytetarët dhe specifikisht familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.
Kreu i qeverisë deklaroi gjatë një dalje për mediat theksoi se çmimi ynë i energjisë elektrike nuk është çmimi real, por një çmim i kontrolluar nga shteti.
Konferenca e kryeministrit vjen pasi qeveria shpalli emegjencën energjetike, përmes të cilës ekzekutivi merr në duar të gjithë sistemin e prodhimit,transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.