Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me nxënës nga tre gjimnaze të ndryshëm në kryeqytet, u njoh nga afër me disa nga problematikat që ata i parashtruan në ecurinë e tyre mësimore.
Në fjalën e tij Rama parashtroi planin e qeverisë për shkollat e mesme në të gjithë vendin, ku sipas tij do të investohet në klasat e informatikës dhe laboratorët e shkollave për të bërë të mundur që nxënësit të praktikojnë dijet e marra nga literatura.
Gjithashtu kryeministri shpalosi dhe një plan të qeverisë për të kthyer hapësirat e gjelbra të pashfrytëzuara të shkollave në mikro-ferma për të bërë të mundur që nxënësit, në praninë e një agronomi, të njihen me tokën dhe prodhimin në bujqësi .
“Unë erdha sot me shumë kënaqësi dhe pasi kam dëgjuar me vëmendje shumicën tuaj, më vjen shumë mirë që erdha. Sepse është gjëja e duhur, por edhe sepse është një dëgjesë shumë nxitëse që të vë në mendime për gjëra të vogla që janë të rëndësishme për ju.
Ky është një projekt që Bora e ka nisur për të bërë një dokument, reflektim të aspiratave të atyre që u adresohet strategjia. Nga ana tjetër përtej strategjisë që është një dokument me horizont disa vjeçar, ky dokument na vlen për të adresuar çështje imediate. Natyrisht që do ishte mirë që të përfshiheshin sa më shumë nxënës. Plani i Borës është që çdo gjimnaz të ketë përfaqësuesit e vet në mënyrë që të preken disa nga problematikat kryesore në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë.
Kushdo prej jush që është i interesuar të përfshihet do të ishte mirë të shkëmbente me Borën kontaktet. Pai dhe vetë ju do të keni diçka që nuk ju ka ardhur ndërmend sot, por mund të vi më vonë dhe ju mund ta adresoni me shkrim.
E dyta që dua të them është që disa prej pikave që u prekën më duket se janë shumë sensitive për tu adresuar me shpejtësi. Më vjen mirë që ne kemi vendosur objektivat tona, duke filluar nga domosdoshmëria për ta transformuar plotësisht mësimin e informatikës.
Është absolutisht e pakuptueshëm që informatika të bëhet teorike dhe mos të jepen dijet që i ofrojnë teoritë në nivelin praktik.
Fatmirësisht teknologjia avancon çdo ditë dhe plani që kemi për ti rivitalizuara hapësirat e mësimit të informatikës do të vijojë dhe në fillim të vitit shkollor tjetër të kemi përfunduar projektin tonë.
Ajo që më shqetëson se edhe për laboratorët, shtu siç ndodh me klasat e informatikës blihen ato pajisjet dhe nuk sigurojnë punën për në vijimësi.
Librat që ju merrni janë shumë të lidhur me orët e praktikës. Nëse ajo që mësoni nuk lidhet me praktikën, tekstet e Oxford-it dhe Cambridge nuk kanë asnjë vlerë.
Çështja e këshillimit të karrierës është problem shumë i prehtë dhe është një shqetësim që e dëgjova te shumë prej jush dhe duhet të gjejmë rrugët e duhura për ta bërë sa më atraktiv.
E pesta dhe e fundit ka të bëjë me pjesën ekstra-kurikulare, e cila në mendimin tim është shumë e dobët. Është një boshllëk i rëndësishëm në aspektin e formimit të nxënësve si qytetarë dhe personalitete. Në këtë aspekt ne kemi idenë që duhet të fuqizojmë shumë programin e arkave të zehjeve, në një sens më të gjerë se piktura, muzika, teatri, për të shkruar te realizimi i mundësive për të pasur disa diije fillestare me zanatet.
Me marrjen e atyre dijeve të krijon edhe një ide më të qartë se çfarë drejtimi do ti të marrësh.
Me zehjet mund të përfshihen shumë gjëra, duke filluar nga toka, faktikisht ne kemi një projekt ku hapësirat e pashfrytëzuara në shkolla mund ti kthejmë në mikroferma, ku nxënësit e interesuar nën kujdesin e një agronomi mund të marrin dije për ciklet e prodhimit. Aty mund të krijohen zinxhirë modern si prodhimet e shkollës mund të shiten. Nuk bëhet fjalë për prodhime që do të ndryshojnë buxhetin e shtetit. Kjo do të ndikojë për të vijuar më pas në zgjedhjen që nxënësit do të bëjnë për karrierën”, tha Rama.