Mbrëmë, pas shënimit të golit nga ana e polakëve, sfida u ndërpre, pasi tifozët shqiptarë të pozicionuar pas porte vërshuan një lumë me shishe drejt futbollistëve polakë.
FIFA e ka dënuar ashpër këtë gjest duke u shprehur se materialet janë tashmë në verifikim dhe nuk do të ketë tolerancë për episodin e ndodhur:
‘’FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.
FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”