MENU
klinika

"Jemi për hartë të re gjyqësore, ju sigurojmë mbështetje teknike"

Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA: Prioritet plotësimi i vakancave të krijuara nga Vettingu!

02.10.2021 - 20:07

Ambasada e SHBA i ka kërkuar organeve kompetente të drejtësisë në Shqipëri të kenë prioritet plotësimin e vakancave të krijuara në Gjykata nga Vettingu.

Amerikanët kërkojnë një hartë të re gjyqësore dhe për këtë ofrojnë dhe mbështetje teknike.

Të shumta janë Gjykatat në Shqipëri që prej fillimit të Vettingut dhe shkarkimit nga detyra të një sërë gjyqtarësh kanë hasur në ngërç për të trajtuar çështjet për shkak të mungesës së stafit. Tashmë kërkohet një hartë e re gjyqësore në mënyrë që të mos ketë më vonesa apo mungesa nëpër Gjykata.

NJOFTIMI NGA AMBASADA E SHBA

Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet. Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vetingut. Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t’u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur. Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.