MENU
klinika

Ja përse

Refuzoi ftesën për “Big Brother VIP”, Shpat Kasapi zbulon arsyen

18.10.2021 - 07:22

Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë sot i ftuar në “E diell”, për të kënduar disa nga hitet e tij ndër vite, dhe jo vetëm. Stafi i kishte bërë edhe një lojë, se se gjoja bashkëshortja e tij do të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe ai deshi, s’deshi na i tha të gjitha për “Big Brother VIP”, që nga ftesa e produksionit e refuzimi, tek arsyeja që e ka penguar.

Teksa Ervin Kurti e pyeste pse ai ishte i bindur që Selvija nuk do të futej në “Big Brother Vip”, Shpati pohoi se e njihte mirë atë, dhe tha se edhe nëse ajo do të pranonte, këngëtari do të ishte dakord dhe nuk do ta pengonte.

Pasi stafi i zbuloi se ishte thjesht një lojë, Shpati zbuloi se edhe ai kishte marrë ftesë, ndonëse e kishte refuzuar. I zënë disi ngushtë, në batutë e sipër tha: “Edhe mua më kanë ftuar në ‘Big Brother Vip’, por e refuzova se nuk më la Selvija. Kështu që, kur ajo s’më la mua, si do futej vetë?”.

Dyshja presin të bëhen për herë të parë, prindër të një djali dhe përtej shakave, kjo ishte e vetmja arsye që Shpati nuk e pranoi ftesën e “Big Brother” pasi do t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë.

Ai rrëfeu se e ka ndjekur këto kohë reality show-n në veçanti Sabianin, jo vetëm sepse e ka koleg, por edhe për shkak se dikur ka bërë shumë koncerte me të.