17.10.2021 - 11:12
RENEA që prej mesnatës vijon operacionin anti-kanabis dhe në luftën kundër trafikut të drogës në qytetin e Kukësit. Sipas burimeve për Report Tv, RENEA ka arrestuar disa persona, por ende nuk bëhet me dije se kush janë dhe se për çfarë akuzohen.
Operacioni ka nisur pas orës 12:00 të natës, ndërsa në fokus të këtij aksioni duket se kanë qenë luftimi i trafikantëve të drogës në zonë.
Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni, i cili është ende në zhvillim.