MENU
klinika

“Një bebe për Herën duhet tani”

Rezarta Shkurta së shpejti nënë për herë të dytë?

18.10.2021 - 07:38

Rezarta Shkurta zgjedh të ndajë shpesh me ndjekësit momentet më të ëmbla panë bashkëshortit të saj, por dhe vajzës së tyre Hera. Këngëtarja nuk ka ngurruar në asnjë moment t’i shprehë dashurinë publikisht Ermalit e të tregojë detaje nga jeta e tyre private.

Së fundmi, në një “mini-intervistë” të zhvilluar me ndjekësitr në Instagram, ajo ka folur edhe për dëshirën për të zgjeruar familjen.

“Një bebe për Herën duhet tani” i shkruan ndjekësi, dhe mesa duket Rezarta mendon njësoj si ai. “Duhet, dakord jam”, shkruan këngëtarja në Instastory, e entuziazmuar. Nuk e dimë nëse zgjerimi i familjes është në planet e afërta të çiftit, por në listën e dëshirave është patjetër.

Gjatë bisedës, Rezarta ka zbuluar gjithashtu se ajo nuk është xheloze për partnerin, pasi siç shkruan me humor, ai “vdes” për të.

Kujtojmë se, pas rreth 17 vitesh në krahët e njëri-tjetrit, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private me familjarët buzë detit.