MENU
klinika

Një grup i posaçëm është ngritur për krizën

Rritja e çmimeve, Rama shpalos planin për mbrojtje dhe subvencionim të familjeve dhe biznesit të vogël!

06.10.2021 - 13:11

Brenda javës Kryeministri Rama do të lançojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve. Lajmi u njoftua nga zv. Kryeministri Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Situata energjetike në vend është konseguencë e krizës globale. Në një treg global ekonomia influencohet drejtpërdrejtë nga situata globale, sidomos për mallra që kuotohen në bursa apo që lidhen drejtpërsëdrejti me import-eksportin.

Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucuional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Vala e çmimeve ndërkombëtare sigurisht që prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Shumë shpejt brenda javës Kryeministri do të shpalosë vetë platformën për mbrojtjen e konsumatorit familjes dhe sipërmarrjen e vogël”, tha ai.