Alarm i kuq për motin në Itali. Stuhia e ardhur nga jugu, ka po shkakton përmbytje kolosale në pjesë të ndryshme të Siçilisë.
Për Mbrojtjen Civile të këtij rajoni “alarmi është i kuq” dhe situata po përkeqësohet vazhdimisht. Shkollat në shumë qytete janë mbyllur si masë paraprake për ditën e nesërme.
Shiu pa u ndalur ka rënë më shumë në zonën e Catanias duke përmbytur rrugët.
Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët. Kjo zonë ishte goditur më 11 shtator nga një stuhi që kishte shkaktuar 2 vdekje dhe 9 të plagosur.
Sipas autoriteteve, cikloni së shpejti pritet të lëvizë drejt jugut, ndaj edhe në qytetet e tjera kanë filluar të merren masa paraprake.