MENU
klinika

COVID-19

Sa efektive është vaksina për pacientët me kancer?

07.10.2021 - 15:04

Disa studiues kanë marrë në shqyrtim 901 mostra nga 595 pacientë dhe 58 punonjës shëndetësorë nga Austria dhe Italia për të kuptuar nëse vaksina kundër Covid është efektive ndaj pacientëve me kancer.

Pjesëmarrësit u vaksinuan me: BioNTech / Pfizer (BNT162b2), Moderna (mRNA-1273), ose AstraZeneca (AZD1222). 595 pacientë kishin një moshë mesatare 67 vjeç, ndërsa 54% ishin gra. 58 punonjësit e shëndetësisë  kishin një moshë mesatare 42 vjeç, ndërsa 69% ishin gra.  43 nga 595 (7.2%) pacientë kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Sidoqoftë, antitrupat ndaj nukleokapsidit, i cili tregon një infeksion të kaluar u zbulua tek 49 pacientë. Pacientët me një infeksion të mëparshëm COVID-19 kishin nivele më të larta të antitrupave ndaj proteinës SARS-CoV-2 në krahasim me pacientët që morën dozën e parë të vaksinës.

Pas dozës së parë të vaksinës, pacientët me sëmundje malinje hematologjike kishin nivele më të ulëta të antitrupave të proteinave krahasuar me pacientët e tjerë. Për më tepër, terapia antineoplastike(antikanceroze) nxiti përgjigjen e antitrupave pas dozës së parë.

Pacientët që merrnin kimioterapi kishin nivel më të ulët të antitrupave, ndërsa pacientët që nuk merrnin trajtim në kohën e vaksinimit kishin nivel më të lartë të antitrupave . Për më tepër, nivelet e antitrupave pas vaksinimit të plotë ishin më të larta te punonjësit e shëndetësisë  në krahasim me pacientët me kancer.

Si përfundim, pacientët me sëmundje hematologjike malinje kanë antitrupa pas vaksinimit kundër SARS-CoV-2, megjithëse në një masë më të vogël në krahasim me ata të kujdesit shëndetësor.