MENU
klinika

Zyrtare

Sali Berisha bën publike datën, ja kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike

29.10.2021 - 18:27

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të jetë data 11 Dhjetor kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Ai e bëri këtë njoftim nga Lezha, teksa kujtojmë se në këtë Kuvend Berisha do të synojë që të rikthejë referendumin, me anë të të cilt të shkarkojë Lulzim Bashën.

“Kam kënaqësinë të informoj demokratët e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë se në 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike”, tha Berisha.

11 Dhjetori përkon edhe me ditën e krijimit të Partisë Demokratike, e cila u krijua më 11 dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj.

"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!