Semi dhe Sheila deklaruan mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit se me njëra-tjetrën nuk kanë shumë komunikim. Mirëpo, duket se ditën e sotme janë afruar falë provës së javës që i ka bërë bashkë si çift në lojë. Dy këngëtaret kanë rrëfyer detaje të pathëna më parë nga jeta personale.
Ajo ka rrëfyer se prej vitesh vuan nga ankthi, dhe se kjo ka sjellë si rezultat edhe mbylljen e saj në vetvete.
‘’Jam person që dua t’i përballoj gjërat vetë dhe e kam shumë të vështirë të kërkoj ndihmë. Më kishin kapur disa herë kriza paniku por refuzoja kategorikisht që të pija ilaçe. Një ditë në makinë me Bojkenin nuk po merrja më dot frymë dhe i kërkova të shkonim në spital, atë ditë kam provuar ilaç për herë të parë. Edhe mami im ka vuajtur nga kjo gjë dhe nuk doja ta shqetësoja’’,- tha Semi e përlotur.
Semi shtoi se e gjithë kjo gjendje ja ka vështirësuar tepër jetën, dhe si pasojë 7 vitet e fundit të saj kanë qenë të mbushura me shumë pak çaste lumturie.