MENU
klinika

Daily Mail: Kush e informoi The Sun?

“Shqipëria, strehë për të paligjshmit”

03.10.2021 - 22:09

Daily Mail ka raportuar qëndrimin e qeverisë shqiptare pas lajmit të publikuar nga The Sun ku thuhej se Shqipëria do të kthehej në strehë për emigrantët e paligjshëm që do të dëbohen nga Britania e Madhe. Në një artikull, Daily Mail shkruan se Endri Fuga, drejtori i Kryeministrisë për shtypin e ka mohuar këtë gjë, por sërish ngre pikëpyetjen: Kush e informoi The Sun për planet e supozuara?

Artikulli:

Qeveria shqiptare ka mohuar sot se është në bisedime me Britaninë për të ndaluar emigrantët ilegalë që kalojnë Kanalin me anije të vogla derisa autoritetet britanike të trajtojnë kërkesat e tyre për azil.

Zëdhënësi Zyrtar i Kryeministrit Shqiptar i quajti raportet e The Sun lajme të rreme duke shtuar se Londra dhe Tirana nuk janë në bisedime për të krijuar një qendër strehimi për emigrantët e paligjshëm. The Sun kishte cituar një të brendshëm të paidentifikuar që thoshte se Sekretarja e Brendshme Priti Patel “e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo të ndodhë” dhe “ne kemi biseduar deri në detaje.”

Por zëdhënësi Endri Fuga hodhi poshtë lajmet se Shqipëria do të priste emigrantët në emër të çdo vendi të tretë dhe u bëri thirrje ‘vendeve më të pasura dhe më të mëdha’ që të marrin pjesën e tyre të emigrantëve.

Mohimi i Shqipërisë ka të ngjarë të ngrejë pyetje se kush e informoi The Sun mbi planet e supozuara? Zonja Patel ishte nën presion për të ndaluar kalimet ilegale nga Franca pasi numri i emigrantëve të ndaluar nga Forcat Kufitare arriti nivele rekordi këtë vit.

Një zëdhënës i qeverisë i tha MailOnline: Ne jemi të vendosur të merremi me rritjen e papranueshme të kalimeve të rrezikshme përmes Kanalit. Plani i Ri për Imigracionin është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të rregulluar sistemin e prishur dhe përfshin ndryshime në ligj për të luftuar bandat kriminale. Kjo është një sfidë e përbashkët, ndërkombëtare dhe ne vazhdojmë të punojmë me vendet e tjera për ta përmbushur atë.

Shifrat tregojnë se numri i emigrantëve të ndaluar nga Forca Kufitare që kalojnë Kanalin arriti në 16,299 deri më 23 shtator të këtij viti, gati dyfishi i numrit të atyre që mbërritën në të gjithë vitin 2020. Më 6 shtator të këtij viti, Sky News raportoi se 1.000 njerëz arritën në Mbretërinë e Bashkuar, një rekord i vetëm ditor. Në vitin 2020 gjithsej 8,410 persona u arrestuan për incidente me anije të vogla.

‘The Sun‘ publikoi ditën e sotme lajmin se Shqipëria do të pranojë refugjatët që kapen dhe kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, ku shkruante se palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Biseda kryesore për këtë çështje është bërë gjatë vizitës së ministres së brendshme britanike, Priti Patel, javë më parë në Shqipëri. The Sun shkruante se, të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje në Tiranë. Drejtori Endri Fuga e ka përgënjeshtruar këtë laj dhe pas tij të njëjtën gjë bëri edhe Ministria e Jashtme.