MENU
klinika

Dardharët e Amerikës

Shqiptarët e PËRPARIMIT më 1909

03.10.2021 - 13:34

         Anëtarët e klubit të Dardharëve “Përparimi” në Amerikë, viti 1909.

Ishte djali nga Dardha, Sotir Peci, i cili nxori në dritë 110 numra të gazetës “Kombi”, nga viti 1906-1909. Gazeta “Kombi”, themeluar në 1906 në Amerikë, ndryshoi emrin në “Dielli” në vitin 1909.

Dhjetëra patriotë do të vinin në punë potencialet e tyre intelektuale, por edhe financiare për t’i shërbyer çështjes kombëtare. Gazetat edhe pse botoheshin jashtë Shqipërisë, depërtonin në vendin tonë në forma nga më të ndryshmet.

Një ndër këta patriotë që vunë gjithshka të tyren në shërbim të çështjes kombëtare ishte edhe Sotir Peci një rilindës i shquar, një figurë e madhe e arsimit e kulturës shqiptare. I biri i një tregëtari qeresteje me origjinë nga Dardha e Korçës, pasi u arsimua në Athinë e vende të tjera të Europës dhe meqë ra në sy të autoriteteve osmano-greke për veprimtarinë e tij patriotike në interes të çështjes kombëtare shqiptare, në fillim të shtatorit të vitit 1905, u detyrua të migronte në SHBA.

Zhvendosja e tij në vendin e respektimit të lirive e të të drejtave themelore të njeriut, përkonte me kohën kur shqiptarët e Amerikës ishin shkundur nga përgjumja e rendja vetëm pas fitimeve vetjake dhe ishte zgjuar tek ata vetëdija kombëtare. Kishin filluar të ngriheshin shoqatat e para të shqiptarëve me programe të drejtuara nga interesat kombëtare dhe i kishin kthyer sytë, veshët e zemrën nga atdheu i tyre i robëruar. Kontributet e tyre për të ndihmuar sa më shumë luftën çlirimtare nga zgjedha otomane, kishin filluar të kanalizoheshin në drejtime të orientuara.

Një ndër këto ishte edhe shoqata “Vëllazëria Mirëbërse Dardhare” që në gjirin e saj përmblidhte shqiptarë me origjinë nga Dardha e Korçës, një fshat prej të cilit ishte edhe vetë Sotir Peci. Shoqata përkrahu pa ngurim nismën e patriotit të tyre që të botonte një gazetë kombëtare, që në mënyrë domethënëse u quajt “Kombi”.

Gazeta dyjavore, me emrin “Kombi” u botua për herë të parë, më 15.06.1906, në Boston, e vijoi deri në vitin 1909, me 110 numra të botuara. Burime të tjera na bëjnë me dije se numri i parë i gazetës u botua më 9 qershor dhe se, gazeta ishte javore.

Po sipas të dhënave të tjera, numri i pestë i gazetës qarkulloi më 15 korrik 1906. Si njëra ashtu edhe tjetra datë e numrit të parë, nuk na nxjerrin ne, një gazetë dyjavore me periodicitet të rregullt. E dhëna më e saktë do të anonte nga ajo që, gazeta doli në numrin e parë të saj më 15 qershor dhe ishte javore në numrat e saj të parë. Por nga ana tjetër, shifra prej 110 numrash të botuara në tre vjet e gjysëm, mesatarisht përkon me një gazetë dyjavore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’