MENU
klinika

VIDEO

Si e parashikuan “The Simpsons” krizën e karburantit?

05.10.2021 - 19:23

Shikuesit e Simpsons janë të bindur se ky serial edhe një herë ka parashikuar të ardhmen.

Seriali është shfaqur për 30 vjet, kështu që është e pashmangshme që disa nga temat që janë trajtuar aty, të bëhen të vërteta dhe në jetën reale. Por ka disa skena të cilat janë shumë të ngjashme me ngjarje që po ndodhin në botën tonë reale.

Së fundmi e gjithë bota po preket nga kriza e karburantit dhe këtë gjë seriali e ka parashikuar që në vitin 2010 me episodin “Lisa Simpson, This Is Not Your Your Life”, ku parashikoi krizën e vazhdueshme të karburantit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është krahasuar me skenën e Simpsons ku Homeri shihet duke mbushur bagazhin e makinës së tij me 1.000 litra karburant për të fituar një lodër promovuese për vajzën e tij Maggie.

Video është bërë virale në Tëitter ku shumë njerëz që thonë se Matt Groening, krijuesi i këtij seriali, është një udhëtar në kohë.

Kjo nuk është hera e parë që Simpsons ka parashikuar ngjarje që ndodhin. Ky seria ka parashikuar ngjarje të tilla si zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA, Virusi Ebola dhe Trazirat e Kapitolit.

Një episodi i transmetuar në vitit 1993 ‘Marge in Chains’, tregon njerëzit e Springfield të panikosur nga një virus vdekjeprurës që kishte ardhur nga Japonia. Skenat drithëruese u krahasuan me shpërthimin e koronavirusit, ku shumë njerëz nxituan në supermarket për të blerë gjëra të domosdoshme si rrotullat e tualetit dhe makaronat.

Në episod, fëmijëve me simptoma të gripit iu kërkua të qëndronin në shtëpi dhe të mos shkonin në shkolla.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë