MENU
klinika

Ilaçi Vyvanse apo Adderall

Si menaxhohen simptomat e ADHD?

10.10.2021 - 20:27

Aktualisht ekzistojnë disa opsione për të trajtuar çrregullimin e mungesës së vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD), një çështje neuro-zhvillimore që mund të shkaktojë pavëmendje, hiperaktivitet dhe sjellje impulsive tek të rriturit dhe fëmijët.

Ilaçet stimuluese janë një opsion farmaceutik i rekomandust zakonisht. Këto ilaçe rrisin nivelet e neurotransmetuesve të caktuar (kimikate të trurit) për të përmirësuar përqendrimin ,vëmendjen dhe për të ndihmuar në zvogëlimin e sjelljes hiperaktive dhe impulsive.

Lisdexamfetamine (Vyvanse) dhe kripëra të përziera amfetamine (Adderall) janë dy stimulues të përshkruar zakonisht për të trajtuar ADHD. Të dy ilaçet mund të jenë efektive, por dallimet në disa nga karakteristikat që kanë mund ta bëjnë njërën prej tyre një zgjedhje më të mirë për ju.

Vyvanse apo Adderall?

Vyvanse dhe Adderall janë të dy amfetamina (një lloj stimuluesi), kështu që ato veprojnë në të njëjtën mënyrë – duke stimuluar sistemin nervor dhe duke rritur sasinë e neurotransmetuesve si dopamina dhe norepinefrina në tru.

Adderall ka qenë më gjatë se Vyvanse në treg. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi Adderall në 1996 dhe më pas miratoi Adderall XR, një formulim me veprim më të gjatë, një herë në ditë të të njëjtave komponime kimike në 2002.

Një nga ndryshimet kryesore midis Vyvanse dhe Adderall me lëshim të menjëhershëm është se Vyvanse ka më pak të ngjarë të keqpërdoret sesa Adderall. Kjo ndodh sepse është prodhuar që të ketë një veprim më të ngadaltë kimik, duke lejuar dozimin një herë në ditë.

Të dy Adderall dhe Vyvanse janë miratuar nga FDA për të trajtuar çështje shëndetësore të ndryshme të ADHD:

Vyvanse: miratuar për trajtimin e çrregullimit të ngrënies së tepërt

Adderall: miratuar për të ndihmuar në trajtimin e një çrregullimi të gjumit të quajtur narkolepsi

Çfarë ka në Adderall dhe Vyvanse?

Ndërsa këto dy ilaçe veprojnë në mënyrë të ngjashme brenda trupit, ato kanë përbërës të ndryshëm aktivë.

Dekstroampetamina dhe amfetamina janë përbërësit aktivë në Adderall.

Lisdexamfetamine është përbërësi aktiv në Vyvanse.

Efektiviteti

Vyvanse dhe Adderall janë miratuar për të trajtuar ADHD tek njerëzit e moshës 6 vjeç e lart. Në fakt, ata të dy janë përfshirë në grupin e barnave të përdorura si trajtime të linjës së parë për ADHD tek fëmijët për t’i ndihmuar ata të përqëndrojnë vëmendjen në klasë dhe kur studiojnë.

Në përgjithësi, është e vështirë të thuhet nëse një nga këto ilaçe funksionon më mirë se tjetri, sepse shumë pak studime që kanë krahasuar Adderall dhe Vyvanse.

Mund të përmendim faktin se të gjithë reagojnë ndryshe ndaj ilaçeve. Vyvanse mund të funksionojë mirë për një person, ndërsa një tjetër mund t’i përgjigjet më mirë Adderall. Lajmi i mirë është se të dy ilaçet janë studiuar gjerësisht më vete dhe kanë treguar rezultate pozitive.

Vyvanse

Efektiviteti i Vyvanse është treguar në studime më të gjata dhe afatshkurtra, duke përfshirë fëmijë dhe të rritur.

Adderall

Adderall gjithashtu është vlerësuar efektiv në studimet afatshkurtra dhe afatgjata, siç dëshmohet nga ky studim i vjetër në 2001 tek të rriturit, dhe një studim tjetër në 2011 që përfshin adoleshentët dhe fëmijët.

Efekte anësore

Për shkak se Adderall dhe Vyvanse janë të dy stimulues, ato ndajnë efekte të ngjashme anësore. Disa efekte anësore të zakonshme përfshijnë:

ankthi

marramendje

goje e thate

dhimbje koke

humbja e oreksit

nauze

dhimbje stomaku

probleme me gjumin

humbje peshe

Efektet anësore më pak të zakonshme të të dy ilaçeve përfshijnë:

halucinacione, që do të thotë të shohësh ose të dëgjosh diçka që nuk është atje

rritje të rrahjeve të zemrës

presionin e lartë të gjakut

mania, e cila i referohet një periudhe të energjisë intensive

paranojë

gulçim

Në raste të rralla, të dyja këto barna mund të rrisin rrezikun e problemeve të zemrës, të tilla si presioni i lartë i gjakut dhe rritja e rrahjeve të zemrës, sulmi në zemër, goditja, madje edhe vdekja. Para fillimit të Vyvanse ose Adderall, bëni një kontroll të zemrës dhe tregoni mjekut për çdo histori të presionit të lartë të gjakut ose problemeve të zemrës.