MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të parandalojmë komplikacionet e faringitit?

25.10.2021 - 10:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund të parandaloojmë komplikacionet e faringitit?

Mjeku: Si për çdo sëmundje duhet të dimë që duhet të shmangim vetëmjekimin apo mjekimin nga familjarët ose duke u drejtuar në farmaci. Kjo mund të vlejë vetëm në rastet fare të lehta ose kur nuk kemi mundësi, sepse gjendja mund të përfundoj keq ose të kronicizohet. Mjekimi i faringitit bëhet në bazë të gjendjes së të sëmurit dhe nga ecuria e sëmundjes. Kështu në format e lehta këshillohen të ngrohtat, avuj të ndryshëm, gargaret me kripë, karamelet e mentolit dhe antibiotikë për trajtimin e infeksionit.

Shkaqet

– infeksione virale

– infeksione bakteriale

– ndryshimet klimaterike

– pluhurat

– deviacione të kockës së hundës

Trajtimi

Çfarë mund të përdoret:

-karamele mentoli për fytin

-gargare me ujë të ngrohtë

-ruajtje e lagështirës së ajrit

-ajrosje e ambientit ku qëndron i sëmuri

-pini sa më shumë lëngje

-nëse keni dhimbje fyti, përdorni ushqime të lëngshme dhe të pasura me vitamina

-shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit

-konsultohuni me mjekun

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.