MENU
klinika

Disa këshilla

Si të qendrojmë aktivë dhe në shtëpi

21.10.2021 - 08:02

Gjatë kësaj periudhe, e kemi të pamundur të lëvizim nga shtëpia dhe për pasojë të kryejmë aktivitet fizik në natyrë si për të mbajtur trupin në formë ashtu dhe për të qenë më të shëndetshëm.

Mirëpo, sipas rekomandimeve të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë), kryerja e aktivitetit fizik edhe pse në kushte shtëpie është shumë më e këshillueshme sesa mungesa totale e tij.

Prandaj, për një zemër të shëndetshme, muskuj të fortë, fleksibilitet në lëvizje si dhe për t’i shtuar disa nota motivimi këtyre ditëve,  ju shërbejnë rekomandimet në vijim:

Ngjitja dhe zbritja e shkallëve (nësë është e mundur)
Kryerja e aktivitetit fizik – stretching
Kërcimi për disa minuta nën ritmin e muzikës
Lundrimi në Internet për ide të ndryshme mbi aktivitetet që ju përshtaten më tepër.