MENU
klinika

Çfarë duhet patur parasysh

Si të zgjidhni saktë vajin e peshkut, pa dëmtuar shëndetin tuaj

16.10.2021 - 13:02

Gjëja e parë që duhet të keni parasysh kur zgjidhni vaj peshku është origjina e saj, pra nga vjen dhe nga është bërë.

Shumicën e kohës, vaji i peshkut është bërë nga mëlçia e merlucit. Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më e lirë. Por definitivisht nuk është më e mira. Mëlçia ka shumë toksina të dëmshme.

Vaj i peshkut i bërë nga mishi dhe muskujt e peshkut është shumë më i dobishëm. Është më mirë akoma nëse janë përdorur peshqit si salmoni për ta bërë atë.

Në mënyrë që të merrni efektin e dëshiruar dhe të mos dëmtoni trupin, duhet të dini se si ta merrni vajin e peshkut në mënyrë korrekte.

Ju duhet të keni një qëllim pse e konsumoni dhe njëkohësisht të dini efektet anësore të mundshme. Gjithashtu duhet të konsultohuni me një mjek.

Mos e merrni vajin e peshkut nëse jeni alergjik ndaj peshkut, ose nëse keni probleme me tiroiden, mëlçinë, sistemin urinar ose tretës. Gjithashtu, mos e merrni gjatë shtatzënisë ose gjatë ushqyerjes me gji.

Për të forcuar sistemin imunitar dhe për të parandaluar sëmundjet, është e mjaftueshme që të merrni vaj peshku për 1-3 muaj në fund të vjeshtës ose në dimër.