MENU
klinika

Çfarë po ndodh me Tokën?

Sizmologu flet për lëkundjet e tërmetit që goditën vendin

29.10.2021 - 09:27

Sizmologu Rrapo Ormeni thotë e lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë mëngjesin e sotëm por edhe ditën e djeshme në vend nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar.

“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël” tha ai.

Sizmologu qetësoi qytetarët kur tha se tërmeti i regjistruar sot në Bulqizë nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Durrës në 26 nëntor të 2 viteve më parë, tragjedia me 51 viktima.

“Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në cdo cdo vit një tërmet i kësaj madhësie”.
Në 24 orët e fundit vetëm në zonën e Bulqizës sipas IGJEUM-it, janë shënuar gjashtë lëkundje sizmike. Ndërkohë një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në zonën e Bulqizës, ndërsa para dhe pas goditjes kryesore kishte edhe disa lëkundje më të vogla.