MENU
klinika

"Po të duam ne i kapim hajdutët tonë për…"

Skandali i ‘Pandora Papers’/ Nazarko: Një fluskë që do të harrohet pas disa ditësh

05.10.2021 - 09:42

Për gazetarin dhe analistin Shpëtim Nazarko skandali me dokumentat e publikuara nga Pandora Papers është vetëm një fluskë që do të kalojë dhe do të harrohet pas pak ditësh.

I ftuar në emisionin Real Story me gazetarin Sokol Balla ai tha se mbi më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri nuk merret me këtë skandal.

“Kjo është një flluskë që do të kalojë pas disa ditësh. Mendoj që po të duam ne mund t’i kapim të gjithë për 6 sekonda hajdutët tonë. Problemi është që 50% e popullsisë nuk merret me Pandora Papers”- tha ai.

Shpëtim Nazarko e krahasoi këtë fenomen, me atë shqiptar të Vetingut.

“90% e prokurorëve dënohen për fakte të thjeshta. Janë 23 veta për proces gjyqësor. E njëjta histori ndodh jo vetëm për këta.”, tha ai.