27.10.2021 - 11:09
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka kërkuar 8 muaj burg për tre punonjëse të spitalit të Elbasanit. Sipas News24, ato akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.
Duke iu referuar SPAK-ut, punonjëset kanë favorizuar operatorin fitues në disa tendera.
Bëhet fjalë për 3 punonjëset, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.
Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.