Mjetet bimore dhe natyrore janë vërtetuar se shërojnë dhe forcojnë shëndetin tonë fizik dhe mendor. Ka barishte dhe erëza që mund t’i gjeni në shtëpi që ndihmojnë në trajtimin e simptomave për ftohjen dhe presionin e lartë të gjakut dhe madje mund të parandalojnë plakjen e shpejtë.
Sot do të ndalemi tek speci i kuq djegës, që aq shumë e konsumojnë disa prej jush.
Përbërësit që gjendet tek specat e kuq djegës kanë një efekt që ngadalësojnë plakjen. Ato gjithashtu funksionojnë si një qetësues për dhimbjet e stomakut dhe janë të mira nëse duam të humbasim në peshë, pasi përshpejtojnë djegien e dhjamit.
Specat mund të hahen të gjallë, të plotë ose të prera në copa të vogla. Ato gjithashtu mund edhe të përpunohen disi duke u futur në gjellëra të ndryshme. Ato mund të skuqen, zihen ose të piqen, por në të gjitha rastet mos harroni t’i hiqni farat.
Pavarësisht të mirave që specat e kuq kanë për shëndetin tonë, duhet theksuar se ato nuk janë të përshtatshme për çdo individ. Disave prej tyre mund t’i shkaktojnë irritim të lëkurës, sidomos tek zona rreth gojës përreth. Gjithashtu, nuk rekomandohet konsumimi i tyre çdo ditë.
Tani na thuaj të vërtetën, a nuk të shkoi mendja për një pjatë fasule me speca djegës?